Premtimi i portierit të Valbonës, Hoxha: Kukësi e gjen portën mbyllur në Tropojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2024 | 17:00

Premtimi i portierit të Valbonës, Hoxha: Kukësi e gjen portën mbyllur në Tropojë

Valbona do të presë në shtëpi këtë të diel skuadrën e Kukësit, që mbetet një rival direkt. Në këtë sfidë do të kërkohet trepikëshi  nga skuadra tropojanë, që do të ketë në pankinë edhe trajnerin Emiljano Gega, pasi e ka shlyer pezullimin.hoxha valbonaNë lidhje me këtë takim, flet portieri Foralb Hoxha, i cili ka treguar cilësi duke u treguar vendimtar në disa raste për Valbonën. “Ndeshja e radhës është me një rival direkt, madje mund të jetë më kryesori për ekipin tonë. Për Valbonën është një ndeshje që na motivon 100% dhe jemi të përqendruar maksimalisht, edhe për faktin se e luajmë në shtëpinë tonë. Kam shumë besim se do t’ia dalim. Ne kemi një grup lojtarësh shumë të mirë dhe jemi të gjithë bashkë, si një familje. Kemi treguar cilësitë tona të mira si ekip, që po rritet nga ndeshja në ndeshje.

Këtë e treguam dhe në transfertë ndaj Burrelit, ku na mohuan fitoren. Po ashtu, edhe në ndeshjen kundër Vorës, nga e cila nuk duhet të dilnim pa pikë. Në pjesën e dytë ndaj Vorës krijuam shumë volum loje e raste, madje goditëm dhe shtyllën si dhe na u mohuan dy penallti. Gjithsesi, ne do të shohim përpara dhe vëmendjen e kemi përqendruar te dueli me Kukësin. Detyra ime si portier është që ta mbajë portën e paprekur kundër kuksianëve”, u shpreh portieri Hoxha për “Panorama Sport”.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"