Postuar: Janar 17, 2025 | 11:36
Presidenti i Egnatias, Demrozi: Përballja me Bylisin në Kupë është e vështirë, nga merkatoja presim edhe një sulmues
Egnatia do të përballet me Bylisin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Pas hedhjes së shortit foli edhe presidenti i rrogozhinasve, Agim Demrozi.
“Shorti përballë Bylisit, është një ekip shumë i fortë ashtu si të gjitha ekipet që kanë arritur deri këtu. Sporti është i bukur, kur e fiton është edhe më i bukur. Tani duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Pretendimet i kanë edhe ekipet e tjera, nuk i kemi vetëm ne. Dhe për vetëkënaqjen, ne nuk kënaqemi asnjëherë. 4 ekipet e para në renditje janë rivalë deri në fund. Ne kemi bërë goxha lëvizje në merkato këtë vit, por po presim edhe një sulmues”, deklaroi presidenti i Egnatias.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"