Presidenti i Pogradecit shpalos objektivat e klubit, Lilo: Këtë sezon synojmë “play off”-in, më pas…
Armando Lilo, president i Pogradecit, ishte i pranishëm të shtunën në stadiumin e Vorës për të ndjekur skuadrën liqenore. Edhe pse rezultati nuk qe ai që prisnin, njëshi i klubit pogradecar mes të tjerash për “Panorama Sport” tregoi edhe objektivin që ai ka me skuadrën për këtë sezon.
Ai u shpreh se do të bëjë gjithçka të mundur, që kjo skuadër të synojë zonën “play-off” për të mos diskutuar mbijetesën. “Te Pogradeci dua të investoj që skuadra të mos e diskutojë mbijetesën në këtë kategori, por edhe të synojë zonën “play-off”. Mbështetja ndaj Pogradecit do të jetë e pakufishme, deri sa të arrijmë objektivin tonë. Projekti ynë do të jetë afatgjatë, ku më tej pse jo të synojmë që në sezonin e ardhshëm edhe Superioren”, u shpreh njëshi i klubit pogradecar.
Pas gjashtë javës Pogradeci mban vendin e tetë në renditje me 6 pikë. Pas humbjes me Vorën trajneri Samuel Nikaj lëshoi një apel për presidentin dhe gjithë hallakat e klubit. Duke nisur që nga ndeshja e ardhshme, Pogradeci duhet të reflektojë, duke nisur nga presidenca, drejtori sportiv, trajneri, që jam unë, dhe të shohim se si do të ecim më tej, sepse kështu nuk vazhdohet. Kemi 6 ndeshje në vendnumëro”, u shpreh trajneri Nikaj.
ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"