“Presim ndeshje si një vit më parë ndaj Çekisë”, Zabaleta shpjegon taktikën kuqezi: Ja cilin lojtar duhet të kemi kujdes
Zëvendëstrajneri i Kombëtares, Pablo Zabaleta, ka shpjeguar para takimit ndaj Çekisë taktikat e kuqezinjve për duelin.
“E dimë se Çekia ka një ekip fizik, janë të fortë, të gjatë, të rrezikshëm në goditjet standarte dhe topin e gjatë. Për ne është vazhdimi me të njëjtin formacion të ndeshjes me Ukrainën këtu, me përjashtim të Dakut në vend të Manajt. Ne presim një ndeshje shumë të vështirë, por duke pasur Dakun, me prani fizike, se është e rëndësishme për ndeshjen sonte.
Ne presim një ndeshje të ngjashme edhe pse kanë një trajner të ri, stili i lojës nuk ndryshoi shumë. Siç e kam thënë luajnë top të gjatë, shumë direkt, e kemi parë që luan me Çori përpara, me Kufal të mirë në krosime apo rivënie të gjata. Atyre u mungon vetëm Krejçi që është shumë i rëndësishëm për ta në goditjet standarte. Por mendoj se mund të jetë një ndeshje e ngjashme si një vit më parë.
Suçek? Është një lojtar i rëndësishëm për ta, shumë agresiv në mesfushë, duke fituar duelet. Por duhet të jemi të kujdesshëm kur krosimet vijnë nga njëra anë në tjetrën. Ai ka një kohë të mirë mbërritje në zonë, është i fortë në ajër. Mesfushorët duhet të jenë të vëmendshëm ku janë, duhet kujdes edhe me pasimet brenda se bën presing me intensitet. Ai është një nga lojtarët kryesorë të Çekisë dhe duhet vëmendje.
Taktika? Nuk duam të lëshojmë hapësira mbrapa, nuk mund të luajmë 90 minuta lart dhe të jemi të freskët me topin. Ne jemi një ekip shumë i mirë kur jemi kompakt e të ngushtë, duke mos dhënë hapësira e duke qenë të shpejtë në kundërsulm. Ne mundohemi të jemi në bllokun qendror, duam të jemi agresivë e shtyjmë ndonjëherë para. Por nuk duam të krijojmë probleme në qendër para portierit, ndaj sot duhet të jemi të kujdesshëm e të mbrojmë hapësirën mbrapa.
Hysaj është në stërvitje me ekipin, edhe pse nuk është në lista e Lacios. Kemi lojtarë që kanë qenë në këtë situatë në të kaluarën. Do të ishte problem nëse nuk stërvitej. Por për ne nuk është problem, ai është, është mirë fizikisht ka eksperiencë. Ai është fizikisht i fortë, e dimë që mund të na ndihmojë”, tha Zabaleta për “SuperSport’ para ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"