Prestigjatori i ri i “Zonjës së Vjetër”, trajneri Mota është kthyer në mbretin e surprizave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2024 | 16:44

Prestigjatori i ri i “Zonjës së Vjetër”, trajneri Mota është kthyer në mbretin e surprizave

Eksperienca te Juventusi për Tiago Motën duket se ka filluar me hapin e duhur. Tekniku bardhezi ka kohën përpara për t’u konfirmuar si një trajner i madh, por ajo çka duket si diçka e sigurt për momentin është një frazë e vetme: “Tiago Mota është mbreti i surprizave.”motaNumri një i stolit të “Zonjës” e nis sezonin me një sy nga merkato, në pritje të lojtarëve me peshë në skuadër, por kjo nuk e pengon të befasojë. Samuel Mbangula debuton sëbashku me Motën te Juvja ku shënon dhe asiston që në ndeshjen e tij të parë në fitoren 3-0 kundër Komos. Mota i jep besim edhe Nikolo Savonës, mbrojtësi 21- vjeçar që shënon gol në ndeshjen e tij të parë si titullar, aty ku Juventusi mposht 3-0 Veronën. Në ndeshjen kundër Empolit vendos që të ndryshojë portierin, duke futur në fushën e lojës Perin dhe lë në stol Di Gregorion. Kieza dhe Mek’Keni ishin pjesë e lojtarëve të padëshiruar nga Mota te Juvja dhe largimi i tyre dukej i sigurt në verë. Por nëse Kieza largohet në drejtim të Liverpulit, mesfushori amerikan dukej se i “ngeci” Motës për këtë sezon. Ndryshe nga sa pritej edhe këtë herë Mota arrin të befasojë.

Në debutimin e tij absolut në Ligën e Kampioneve, Mota i beson një fanellë titullari Mek’Keni duke ulur në stol dy blerjet e reja Daglas Luiz dhe Turam. Pritshmëritë nga Mek’Keni ndoshta nuk ishimmë të lartat nga tifozët, por ky i fundit menjëherë ia shpërblen besimin Tiago Motës. Në fitoren 3-1 ndaj PSV-së, mesfushori amerikan zhvillon një ndeshje pothuajse perfekte duke realizuar edhe golin e dytë të ndeshjes. Debutim ëndrrash edhe për Motën që në këtë fillim sezoni përveç studimeve që ka bërë, duket se ka një pikë të fortë edheintuitën e tij. Zgjedhjet surprizëdhe shkëlqimi i talenteve bardhezi kanë bërë që ai të fitojëbesimin e të gjithë tifozëve, të cilët po dashurohen me teknikune “Zonjës”. Pa harruar këtu qëKenan Jildiz është kthyer në pikëreferimi te Juventusi që nëmoshën 19-vjeçare.

Nga anatjetër, blerjet me peshë si Kopmeiners e Niko Gonzales po tregojnë se dinë të lidhet lehtësisht me pjesën tjetër të ekipitedhe pse kanë pak kohë që njihen. Tashmë sfida e radhës përMotën janë Turam dhe DaglasLuiz që kanë marrë pak mëshumë kohë se lojtarët e tjerëpër t’u bërë pikë kyçe në makinerinë e krijuar nga Mota.Megjithatë, edhe për pjesëntjetër të skuadrës sytë janë tëgjithë nga trajneri. Çfarë surprize të re ka rezervuar?

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"