Prezantimi i Veselinoviç te Partizani, Abilaliaj: Projekt afatgjatë, kemi afruar trajner me emër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2024 | 9:10

Prezantimi i Veselinoviç te Partizani, Abilaliaj: Projekt afatgjatë, kemi afruar trajner me emër

Në prezantimin e trajnerit të ri të Partizanit, Aleksandar Veselinoviç, ishte i pranishëm drejtori sportiv i të kuqve, Arbër Abilaliaj, i cili mbajti një fjalë të shkurtër përpara se skenën ta merrte tekniku.ABIVlonjati u shpreh se bëhet fjalë për një projekt afatgjatë, por nuk preferoi të jepte detaje mbi kontratën që palët firmosën dje përpara mediave. Drejtori u shpreh se trajnerin e mbajnë rezultatet dhe rritja që ai i bën ekipit.

“Mirë se keni ardhur, faleminderit që jeni të pranishëm në prezantimin e trajnerit tonë të ri, Aleksandar Veselinoviç! Jemi shumë të lumtur që kemi arritur në këtë ditë, për të prezantuar një profil shumë të rëndësishëm të trajningut në rajon. Është një nga trajnerët, të cilin ne e kemi ndjekur dhe me dashamirësinë dhe pëlqimin e presidencës kemi bërë këtë lëvizje për të afruar Veselinoviç për të vazhduar projektin e rëndësishëm që ka klubi i futbollit Partizani. Sa i përket kontratës, mund të themi vetëm se është një projekt afatgjatë. Çdo trajner te Partizani është vlerësuar në dy aspekte, sa i përket rezultateve dhe punës për të rritur vlerën e lojtarëve. Për të qëndruar gjatë në një klub, një trajner duhet të fitojë ndeshjet, por edhe t’i japë vlerë lojtarëve me potencial që ka në dispozicion në mënyrë që klubi të mund të fitojë të ardhura”, tha Abilaliaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"