Pritej te Tomori, trajneri Gersi Arbëri: Ja pse vendosa të vazhdoja në Arabi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2024 | 16:40

Pritej te Tomori, trajneri Gersi Arbëri: Ja pse vendosa të vazhdoja në Arabi

Gersi Arbëri do të vijojë të bëjë detyrën e trajnerit në Arabinë Saudite. Ish-mesfushori beratas u përfol për një rikthim në vendlindje, duke marrë drejtimin e Tomorit, që këtë sezon do të militojë në Kategorinë e Dytë.gersi arbriMirëpo, nuk ndodhi kështu dhe vetë Arbëri sqaron për “Panorama Sport” arsyet pse zgjodhi të vijojë karrierën si trajner në Arabi. “Këtë periudhë kam pasur disa oferta, si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Megjithatë, u binda të vazhdoja te klubi Al-Batin në Arabi, ku në sezonin e kaluar bëra një punë intensive dhe të shkëlqyer, pasi i riktheva në Premier Ligën arabe, duke dalë mbi objektivat e kërkuara nga klubi. Nuk mund t’i thoja dot jo ofertës dhe insistimit të vazhdueshëm që bëri klubi Al-Batin për shumë arsye. Një ndër to është fryma e bashkëpunimit dhe respekti maksimal që më jepet aty.

Synimi im ka qenë të vazhdojë karrierën jashtë Shqipërisë, sepse dihen kushtet në aspektin profesional deri në detaje. Në Arabi po i jepet shumë vëmendje futbollit dhe po ecin me ritme të mëdha. Sigurisht që kjo eksperiencë më shërben shumë në karrierë, duke më rritur profesionalisht”, ka thënë Arbëri, i cili është trajneri kryesor në akademinë e klubit Al-Batin, ndërsa në Shqipëri ka punuar te Apolonia dhe klubi i vendlindjes, Tomori.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"