Priten lëvizje te Partizani, stafi mes dy opsioneve për sfidën me Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 8:41

Priten lëvizje te Partizani, stafi mes dy opsioneve për sfidën me Egnatian

Partizani, si gjithnjë i izoluar, ka mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen e sotme kundër Egnatias në orën 16:00 në stadiumin e Rrogozhinës.partizaniTrajneri Veselinoviç dje ka kryer seancën e fundit stërvitore, ku edhe ka shpjeguar detajet e fundit në lidhje me qasjen dhe rreshtimin që skuadra do të ketë në fushë. Lojtari i vetëm që nuk do të jetë në dispozicion për këtë betejë është Paulo Buxhelaj, i cili ka nisur fazën e parë të rikuperimit nga dëmtimi në gju, që fatmirësisht rezultoi minimal. Mbrojtësi pritet të kthehet pas afro tri javësh.

Sa i përket formacionit, nuk pritet që Veselinoviç të bëjë ndryshime të rrënjësishme, por e sigurt është që lëvizje do të ketë. Në mbrojtje titullar pritet të kthehet Zguro, në mungesë të Buxhelajt, teksa tre të tjerët janë të njëjtët: Hadroj, Preka dhe Sembene. Në mesfushë pritet treshja me Taipin, Mehmetin dhe Rrapajn, teksa një opsion është edhe aktivizimi i Kotes nga minuta e parë.

Në rast se aktivizohet ky i fundit, nuk do të ishte çudi rreshtimi i dyshes Mba-Bintsuka në sulm dhe ulja në stol e Zekës dhe Carës për të formuar një rreshtim 4-3-1-2.dfghPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"