Probleme kardiake gjatë sfidës, Shezni surprizon Perinin me deklaratën e dhënë: E bëra kastile

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2023 | 10:50

Probleme kardiake gjatë sfidës, Shezni surprizon Perinin me deklaratën e dhënë: E bëra kastile

Në mënyrë të papritur, Perin çohet me shpejtësi nga stoli, ndërsa stafi mjekësor vraponin drejt Sheznit, që kishte mbledhur përreth tij disa shokë të skuadrës.

shezni

Zëvendësim për Juventusin në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që portieri polak kishte vendosur dorën në zemër dhe ndërkohë kishte nisur të qante, përpara Lokatelit.

Te Juventusi papritur shpërthen paniku, pasi futbollisti i tyre nuk ndihet mirë, nuk duket se ka edhe ekuilibër të plotë fizik, pasi diçka e ka shqetësuar dhe menjëherë shoqërohet nga stafi mjekësor, jo vetëm jashtë terrenit të lojës, por direkt në klinikën e stadiumit.

Duartrokitjet, jo vetëm të stadiumit, shokëve të ekipit, por edhe nga lojtarët dhe stoli i Sportingut ishin të gjitha për Sheznin, i cili diçka pranë mesnatës raportohet se ka kryer edhe testet e para mjekësore, të cilat nuk kanë treguar diçka të rrezikshme. G

jithsesi, portieri i Juventusit do të mbahet nën vëzhgim dhe ndoshta sot do të ketë disa ekzaminime më të specializuara dhe të thelluara.

Por për ta bërë edhe më të bukur festën, ishte vetë Shezni, i cili në momentin që Perin po merrej në inrtervistë, polaku i afrohet dhe merr vëmëndjen: “Tani jam më mirë. Ishte vetëm një frikë kalimtare. Madje, e vërteta është se e bëra që Alegri të fuste në fushë Perinin. E kisha parë shumë mirë në stërvitje këtë jave dhe doja t’i lija vendin tim”, u shpreh Shezni duke qeshur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"