Pronari i Junajtid fshihet për të ardhmen e trajnerit: S’varet nga unë fati i Ten Hagut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2024 | 13:43

Pronari i Junajtid fshihet për të ardhmen e trajnerit: S’varet nga unë fati i Ten Hagut

Sër Xhim Retklif thotë se nuk është ai personi që do të vendosë për fatin e Erik ten Hagut si trajner i Mançester Junajtid.gfhoipTen Hag ka përjetuar një fillim të vështirë të sezonit dhe paraqitjet alarmante kundër Totenhemit dhe Portos kanë rritur presionin në pozicionin e tij si trajner. Por pronari i ri i një minorance aksionesh, Retklif, po ia lë vendimin përfundimtar për Ten Hagun drejtorit sportiv Den Ashuorth dhe administratorit Omar Berrada, duke mos e marrë një përgjegjësi të tillë të paktën në publik.

I pyetur nëse ka besim te trajneri holandez, ai i tha gjatë një interviste për “BBC Sport”: “Nuk dua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje… Më pëlqen Eriku. Mendoj se ai është një trajner shumë i mirë, por në fund të fundit nuk është vendimi im është ekipi drejtues që drejton Mançester Junajtidin që duhet të vendosë se si ta drejtojmë më mirë ekipin në shumë aspekte të ndryshme. Por ai ekip që drejton Mançester Junajtidin është së bashku vetëm që nga qershori ose korriku. Ata erdhën këtu vetëm në korrik. Ata sapo kanë ardhur atje dhe mund të jenë vetëm disa javë. Ata nuk kanë aty për një kohë të gjatë, kështu që duhet të bëjnë një bilanc dhe të marrin disa vendime të arsyeshme. Objektivi ynë është shumë i qartë, ne duam ta kthejmë klubin e Mançester Junajtidit atje ku duhet të jetë, dhe nuk është ende në atë nivel, natyrisht. Kjo është shumë e qartë”. Ten Hag është një pozicion shumë të lëkundur dhe flitet se ndeshja me Aston Vilën mund të jetë e fundit për të në stolin e “Djajve të Kuq”, në rast se rezultatet zhgënjyese vazhdojnë edhe këtë fundjavë.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"