Protagonist me dy asiste ndaj Laçit, mesfushori Lushkja: Tek Egnatia jam ambientuar mjaft mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2024 | 19:42

Protagonist me dy asiste ndaj Laçit, mesfushori Lushkja: Tek Egnatia jam ambientuar mjaft mirë

Regi Lushkja ishte një ndër më të spikaturit në fushë, në triumfin 2-1 që skuadra e Egnatias arriti në shtëpi ndaj Laçit. Mesfushori kontribuoi me 2 asist, teksa në prononcimin e dhënë për “RTSH Sport”, u shpreh:  

lushkja

“E kishim përgatitur që të bënim një ndeshje sulmuesi dhe të nxirrnim sa më shpejt goli. Zhvilluam një ndeshje të mirë, krijuam raste, më e rëndësishmja është që morëm 3 pikë.

Jam i kënaqur personalisht për ndeshjen, por më e rëndësishme është ecuria e ekipit. Tek Egnatia jam ambientuar mjaft mirë, Aleksin dhe Zejnullain i njoh. Ambienti është shumë i ngrohtë. Na kanë dhënë mbështetje maksimale. Ndihem sikur kam shumë kohë në ekip”, u shpreh Lushkja.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"