Protagonist me dy gola te barazimi i Partizanit, Mba: E di që nuk kam dhënë më të mirën time

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2024 | 22:25

Protagonist me dy gola te barazimi i Partizanit, Mba: E di që nuk kam dhënë më të mirën time

Kristian Mba ishte protagonisti i barazimit 2-2 të Partizanit në Shkodër përballë Vllaznisë, Sulmuesi i të kuqve theksoi pas sfidës se nuk ka dhënë ende më të mirën e tij dhe se po punon për t’u përmirësuar.

bandicam 2024-10-26 22-05-18-863

“Mund te ishte një ndjesi e mrekullueshme nëse do të kishim fituar, jam gjithsesi i lumtur që shënova dy gola. Por mund të fitonim ndeshjen. Gjithsesi jam shumë i lumtur.

Unë e di vlerën time, se çfarë mund të bëj, dua të bëj më shumë, por hap pas hapi. Është sezoni i dytë, e di që nuk kam bërë shumë por do të vazhdoj të punoj shumë për të bërë atë që di të bëj

E di që duhet të bëj më mirë, nuk kam bërë maksimumin. Është një moment shumë i vështirë për mua se humba babain, por vazhdoj të punoj që të përmirësohem në çdo aspekt për të bërë atë që kërkon ekipi.

A na mungon Maget? Ai është një lojtar shumë i mirë, e ndjejmë mungesën e tij, Partizani e ndjen mungesën e tij. Çdo lojtar është i rëndësishëm. Ai nuk është, dikush merr vendin e tij. Matondo ishte këtu, pasta Maget, por kështu është futbolli, dikush tjetër do marrë vendin e tij”, tha Mba për RTSH pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"