Protestë kundër luftës, italianët kthejnë shpinën te himni i Izraelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2024 | 9:10

Protestë kundër luftës, italianët kthejnë shpinën te himni i Izraelit

Një gjest i fortë nga ana e tifozëve të paktë italianë prezent në tribunat e stadiumit të Budapestit për sfidën e Ligës së Kombeve kundër Izraelit.

asdasdsadsdadsd

I gjithë sektori i “Axurrëve” në “Bozhik Arena” vendosi që të kthente shpinën gjatë himnit kombëtar të Izraelit. Gjatë himnit, tifozët madje kanë bërtitur: “Italia, Italia!”, në shenjë proteste.

Ishte një pozicionim i qartë kundër politikave të shtetit hebre në luftë me Hamasin që nga 7 tetori i vitit 2023.

Fotot e tifozëve italianë kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe të mediave botërore. Në fund ata festuan si të çmendur këtë triumf, duke e parë Izraelin jo thjesht si një rival në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"