Provë për kreun e Superiores, Partizanin e presin 3 sfida “ferri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2024 | 11:00

Provë për kreun e Superiores, Partizanin e presin 3 sfida “ferri”

Partizani mori kreun e klasifikimit në Superiore për herë të parë këtë sezon.PartizaniKampionati shqiptar ka tashmë disa ditë pushim, për shkak të angazhimit të Kombëtares në Ligën e Kombeve. Pas rikthimit, Partizanin e pret një kalendar “ferri”. Tri sfidat e ardhshme do të luhen në transferta dhe konsiderohen teste të vërteta. Kështu, takimi i parë do të jetë përballë Elbasanit në “Elbasan Arena”, më 19 tetor.

Kjo sfidë premton spektakël, pasi 2 pikë i ndajnë skuadrat nga njëra-tjetra. Pas Elbasanit do të jetë radha e Shkodrës për të pritur Partizanin. Sfida me Vllazninë projektohet për t’u luajtur më 27 tetor. Transfertat përfundojnë në Korçë, 3 ditë më vonë.

Aty ku të kuqtë i kanë humbur 2 përballjet e fundit. Diferenca e Partizanit me vendin e gjashtë është vetëm 2 pikë. Një arsye kjo përse 3 ndeshjet e ardhshme janë me të vërtetë testuese për kryesuesit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"