PSG bën gati ofertën për Bruno Fernandesh, kërkon edhe Xhejdën Sançon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 16:45

PSG bën gati ofertën për Bruno Fernandesh, kërkon edhe Xhejdën Sançon

PSG po planifikon një ofertë shokuese për Bruno Fernandeshin, pasi francezët dhe Mançester Junajtid vazhdojnë të negociojnë për transferimin e tre lojtarëve.

asddsadsadsaadsassadadsdsaasddsadsasad

Gjigantët e Premier Ligës kanë pasur një nisje të vrullshme të merkatos së verës dhe kanë transferuar deri tani sulmuesin holandez, Joshua Zirkze, nga Bolonja për 36.5 milionë paund. Ky operacion u pasua nga transferimi i mbrojtësit 18-vjeçar Leni Joro nga Lila për 52 milionë paund. Erik ten Hag dëshiron të forcojë më tej skuadrën e tij dhe e bëri mesfushorin defensiv të PSG-së, Manuel Ugarte, një objektiv kryesor. 23- vjeçari uruguaian raportohet se ka rënë dakord tashmë për kushtet personale me skuadrën e “djajve të kuq”, por gjetja e konsensusit për vlerën e kartonit mbetet një pikë e vështirë.

Ndërkohë, “L’Equpie” raporton se Xhejdën Sanço thuhet se ka rënë dakord për një paketë me PSG-në për të bërë lëvizjen në drejtim të kundërt. Sulmuesi pati një përplasje publike me menaxherin e Junajtidit, Ten Hag shtatorin e kaluar, gjë që rezultoi në largimin e tij nga skuadra. Ai e ringjalli karrierën e tij me një huazim te Borusia e Dortmundit tre vjet pas transferimit të tij 73 milionë paundësh në “Old Trafford” dhe e ndihmoi ish-klubin e tij të arrinte në finalen e Ligës së Kampioneve.

Dortmundi vendosi të mos e transferonte atë përfundimisht, duke sjellë rikthimin e lojtarit në Mançester. Pas bisedimeve me Ten Hag, anglezi u rikthye në stërvitje dhe u shfaq në grupin për sezonin e ardhshëm. Tani “L’Equipe” ka ofruar një përditësim mbi situatën, duke thënë se PSG dëshiron që anësori anglez të transferohet në “Parc des Princes” për të zëvendësuar Kilië Mbapenë pas largimit të francezit te Reali.

Por “L’Equipe” pretendon gjithashtu se ata mund të synojnë një lëvizje shokuese për kapitenin e Junajtidit, Fernandesh, një lojtar që ata e vlerësojnë vërtet. Portugezi 29-vjeçar tha pak javë më parë se ai mund të largohej nga “Old Trafford” nëse do të ishte i padëshiruar. Emri i tij është lidhur me një transferim tek Al-Nasr në Arabinë Saudite, por Ten Hag nuk dëshiron që ta humbasë yllin dhe mendohet se do të bëjë rezistencë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"