Publikohet axhenda e javës së parë të Superiores, luhet më shumë… të hënën. Mësoni stadiumet dhe oraret e pesë ndeshjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2024 | 23:19

Publikohet axhenda e javës së parë të Superiores, luhet më shumë… të hënën. Mësoni stadiumet dhe oraret e pesë ndeshjeve

Kampionati i Kategorisë Superiore fillon në fundjavën e ardhshme dhe FSHF ka bërë të ditur kalendarin e ndeshjeve të javës së parë të saj. Ndeshjet do të ndahen në dy ditë, teksa në mënyrë të pazakontë është vendosur që ato të luhen të dielën dhe të hënën.

superiore

Kampionati fillon me dy sfida të dielën, kur kampionët në fuqi të Egnatias do të përballën me Dinamon ën Elbasan, ndërsa Teuta do të presë Bylisin në Durrës.

Tre ndeshjet e tjera luhen të hënën, me duelin e pare që është ai mes Laçit dhe Tiranës në stadiumin e kurbinasve. Në darkë, luhen ndeshjet Partizani-Vllaznia dhe Skënderbeu-Elbasani.

Java e parë

E diel, 18 gusht
Dinamo City – Egnatia, ora 20:00, “Elbasan Arena”
Teuta – Bylis, ora 20:00, “Niko Dovana”

E hënë, 19 gusht
Laçi – Tirana, ora 17:00, stadiumi i Laçit
Partizani – Vllaznia, ora 20:00, “Arena e Demave”
Skënderbeu – Elbasani, ora 20:00, stadiumi “Skënderbeu”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"