Publikohet lista/ Çekia pret Shqipërinë pa Patrik Shik, kthen një sulmues pas 7 vitesh mungesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2024 | 18:43

Publikohet lista/ Çekia pret Shqipërinë pa Patrik Shik, kthen një sulmues pas 7 vitesh mungesë

Përfaqësuesja e Çekisë është kundërshtarja e parë e Shqipërisë në ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve, me kuqezinjtë të cilët do të luajnë përballë kësaj të fundit në Pragë të premten e ardhshme.

asdsasdadsadasadsda

Trajneri i Çekisë, Tomas Hubshman ka publikuar sot listën e lojtarëve të grumbulluar, ku kishte disa risi, me dy portierë të rinj të afruar për herë të parë, por edhe me një kthim pas shumë vitesh të sulmuesit Jan Kliment të Mlada Boleslav, i cili për herë të fundit ishte aktivizuar 7 vite më parë me këtë ekip.

Gjithçka ka lidhje me mungesën e Patrik Shik në listë, pasi sulmuesi i Bajer Leverkusen është lënë jashtë në mënyrë që të rikuperojë problemet e vogla fizike dhe që të jetë në gjendje optimale për dy takimet e fundit në grup në nëntor.

“Kliment është aktualisht golashënuesi më i mirë në kampionat dhe po luan në një formë të shkëlqyer. Ne vizituam kohët e fundit Patrik në Gjermani. Ne ramë dakord që ai të shfrytëzonte këtë ndërprerje për kombëtaret që të trajtonte problemet e vogla shëndetësore, të cilat nuk e ndalojnë të luajë, por e pengojnë në fillimin e sezonit. Kështu ne mund ta përdorim atë në takimet e ardhshme”, tha trajneri duke shpjeguar zgjedhjet e tij.

sdfsfdfsdfsdfdsfsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"