Pukjanët po tregohen aktiv në merkato, kryebashkiaku Doda: Pres një Tërbun më të fortë në 2025-ën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2025 | 20:11

Pukjanët po tregohen aktiv në merkato, kryebashkiaku Doda: Pres një Tërbun më të fortë në 2025-ën

Në ndeshjen miqësore mes Luzit dhe Tërbunit, kundërshtarët u ndanë me rezultatin 4-2. Trajneri i pukjanëve aktivizoi të gjithë lojtarët në këtë ndeshje miqësore, për të parë aftësitë e secilit prej tyre.

rrok doda

Trashani dhe sulmuesi nigerian i ardhur në këtë merkato janari kanë qenë dy golashënuesit e Tërbunit. Si asnjë herë më parë, në përbërjen e pukjanëve janë gjashtë nigerianë. Katër i janë bashkuar ekipit që në fazën e parë dhe dy të tjerë në këtë merkato dimri. Për “Panorama Sport”, kryebashkiaku i Pukës, njëherësh president i ekipit, Rrok Doda flet për Tërbunin e 2025-ës. “Jam i kënaqur që Tërbuni e nisi herët stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Sinan Bardhi, me kërkesën e këtij të fundit. Po mundohemi të afrojmë lojtarë cilësorë në ato reparte të nevojshme. Në ekip janë afruar 6 lojtarë në këtë periudhë merkatoje, katër nga tregu vendës dhe dy nga ai i huaj.

Është larguar sulmuesi kryesor Kaçubele, por besoj se kemi gjetur të duhurin që i shkon përkrah sulmuesit Gjini, që është një lojtar profesionist. Besoj se ekipi në këtë fazë të dytë do të jetë më i fortë se në fazën e parë, që bëri shumë gabime. Tani nuk na lejohen më gabimet ndaj duhet të nisim një seri rezultatesh pozitive”, u shpreh kryebashkiaku Doda, i cili është pranë Tërbunit në çdo kohë. Skuadrës pukjane nuk i ka munguar përkrahja dhe siguria financiare, kështu që i mbetet ekipit të realizojë synimet

GANI PEMA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"