Pulisiç dhe Loftus-Çik, presion Liverpulit: Milani gjeti veten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 11:55

Pulisiç dhe Loftus-Çik, presion Liverpulit: Milani gjeti veten

Pas fitores kundër Venecias lojtarët e Milanit kanë gjetur besimin dhe duan që të vazhdojnë këtë ecuri edhe kundër Liverpulit në Champions. Kristian Pulisiç thotë se “Djalli” duhet qëtë ketë besim përpara kësaj sfide delikate.MILAN“Morëm një fitore të rëndësishme, por duhet të vazhdojmë kështu. Na presin ndeshje të mëdha dhe të vështira. Për fat arritëm të zhbllokoheshim. Ndeshja me Liverpulin është e bukur dhe ndaj një ekipitë madh. Për fat ne do të luajmë në shtëpi. Shpresoj që të marrim rezultat pozitiv”, tha Pulisiç.

Ndërkohë që Loftus-Çik,përveçse tregon emocionet e fitores, flet edhe për një rikthim në kombëtare. “Unë jam gati. Nëse trajneri vendos që të më grumbullojë do të kem shumë kënaqësi”, përfundoi Çik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"