Pulisiç: Nuk ka vend për polemika, ja pse imitova Trampin
Kristian Pulisiç, pas një goli tjetër me fanellën e vendit të tij, festoi me kërcimin tashmë të famshëm “Trump Dance”, një balet që imiton lëvizjet e presidentit të ri amerikan Donald Tramp të rizgjedhur së fundmi në Shtëpinë e Bardhë.
Ka pasur shumë diskutime dhe polemika në lidhje me festën e numrit të 11 të Milanit në kombëtare e për pasojë atij i është dashur të japë një shpjegim.
“Kam parë shumë lojtarë futbolli amerikan e basketbolli duke e bërë atë kërcim, pashë gjithashtu Xhon Xhons (kampion i arteve marciale të përziera) duke e bërë. Ashtu si ata, edhe unë me shokët e mi të kombëtares thjesht po argëtoheshim. Mendova se ishte një kërcim mjaft ironik.
Natyrisht është vallëzimi i presidentit Tramp, por ishte thjesht një vallëzim që ai e krijoi dhe mendova se ishte diçka komike”, ka deklaruar Pulisiç i cili dje ka zbarkuar në “Milanello” ku ka nisur menjëherë punën me shokët për t’u përgatitur për ndeshje kundër Juves..
Christian Pulisic wasn’t the only USMNT player that hit the Trump dance after his goal against Jamaica.
(via @awnaveed11) pic.twitter.com/1SxBGVbNJq
— USMNT Only (@usmntonly) November 19, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"