Punëtori i fushës s’njeh Zirkzenë, nuk e lejojnë që të stërvitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2024 | 23:50

Punëtori i fushës s’njeh Zirkzenë, nuk e lejojnë që të stërvitet

Joshua Zirkze do të shpresojë të bëhet një emër i njohur këtë sezon pasi vulosi një transferim prej 36.5 milionë paundësh te Mançester Junajtid këtë verë. Por sulmuesi holandez nuk ka mbërritur ende aty, pasi një punëtor i një klubi në vendlindjen e tij i tha se nuk mund të stërvitej atje, ndërsa nuk e kishte idenë se kush ishte ai.

zirkze

23-vjeçari mbërriti në “Teatrin e Ëndrrave” në korrik, pasi u transferua nga skuadra italiane e Bolonjës. Një gol në debutim pasi hyri nga stoli, dukej se do t’i jepte jetë karrierës së tij në Mançester, por një paraqitje zhgënjyese në humbjen 3-0 të së dielës ndaj Liverpulit duhet t’i ketë treguar sulmuesit se sa sfiduese është Premier Liga.

Krahas Matajs de Ligtit, Leni Jorosë, Nuser Mazrauit dhe Manuel Ugarte, Zirkze është sjellë për të provuar dhe të rigjallërojë një ekip që po vuan. Dhe pavarësisht se ai është një lojtar i kombëtares holandeze dhe ka përfaqësuar më parë gjigantët evropianë të Bajernit të Mynihut, ai nuk duket se është ende një emër i madh sa për t’u njohur nga të gjithë.

Hans van Bodegom, i klubit lokal Hekelingen, pa dikë që iu afrua qendrës stërvitore të klubit të tij gjatë fazës përgatitore të verës, bashkë me dy shokë: “Ai erdhi këtu me një makinë të madhe me shumë zhurmë.

Fillimisht i thashë të ngadalësonte shpejtësinë sepse kishte shumë fëmijë përreth. Pastaj u thashë se nuk mund të stërviteshin në fushën kryesore. Ata ishin këtu për rreth dy orë. Unë e njoha atë vetëm më vonë. Një polic që e njohim në klub tha se i vendosën një gjobë shpejtësie në Roterdam më vonë atë natë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"