Punon ekipin për ekipin, por Morata ka humbur golat
Pasi Leao u zhbllokua, tani problemi i Milanit është Alvaro Morata. E vërtetë që sakrifikon shumë për lojën e skuadrës, por sidoqoftë nuk po kryen misionin e tij kryesore: të shënojë gola.
Ndaj Slovanit në Champions mungoi për shkak të pezullimit dhe sulmuesi spanjoll punoi për t’u përgatitur për Empolin. Nesër do të jetë titullar sërish dhe skuadra ka nevojë për golat e numrit 7. Golat që kanë munguar padyshim deri më tani: vetëm tre, me i fundit në Serie A mungon prej dy muajsh (ishte 27 shtator, Milani mundi Leçen 3-0).
Nostalgjikët e Zhirusë kanë filluar të ndihen dhe tashmë ka nga ata që e etiketojnë si të gabuar lëvizjen e verës për të vënë bast gjithçka mbi 32-vjeçarin Morata. Megjithatë, performanca e tij me Atletikon e Madridit, vetëm një vit më parë, ishte e një natyre krejtësisht të ndryshme: që nga 28 nëntori 2023, ish-lojtari i Juves kishte shënuar 12 gola në të gjitha turnetë.
Dallimi është i tmerrshëm, edhe falë një stili loje shumë të ndryshëm nga ai i Fonsekës. Zgjidhja? Rritja e pranisë së Moratas në zonën e rreptësisë si dhe numri i krosimeve në drejtim të pikës së 11 metrave. Mbetet vetëm të kalojmë te faktet.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"