Qau hallet e Milanit me ultrasin, kapiteni Kalabria: Folëm për rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2024 | 18:12

Qau hallet e Milanit me ultrasin, kapiteni Kalabria: Folëm për rezultatet

Të hënën që sapo lamë pas, Davide Kalabria, u dëgjua nga hetuesit e prokurorisë së Milanos dhe policisë gjyqësore si person i informuar për faktet që janë pjesë e hetimit “Tifozëria e Dyfishtë”. Sipas “Tuttosport” hetuesit e kanë pyetur kapitenin e Milanit, përse u shfaq i shoqëruar nga gazetari dhe fotografi zyrtar i klubit Daniele Maskolo në një lokal në periferi të Milanos për të takuar Luka Luçin. Ky i fundit ka qenë deri pak javë më parë udhëheqësi historik i ultras të “Curva Sud Milano”.

milan

Kalabria nuk ka ngurruar të japë versionin e tij të fakteve duke shpjeguar se ai takim ishte me qëllim që të flitej për “skuadrën, dhomat e zhveshjes dhe problemet e performancës” që Milani po kalonte në atë periudhë. Takmi në fjalë daton më 8 shkurt 2023 dhe për momentin Milani shihet si palë e dëmtuar.

Ndërkohë, kujtojmë se mbrojtësi është në skadencë kontratë dhe ky takim mund të kompromentojë edhe më shumë situatën e tij e cila që tani ka problematikat e saj duke qenë se asnjë nga drejtuesit nuk e ka kërkuar ta takojë për të diskutuar një rinovim i cili tashmë duket gjithmonë e më pak i mundur. Për më tepër që edhe fizikisht Kalabria nuk është në një moment të mirë pasi prej një muaji nuk zbret në fushë për shkak të një dëmtimi që së shpejti mund të hidhet pas krahëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"