Qendërmbrojtësi Lamçe: E sfidoj Vorën, Valbona shkon për tri pikët e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2024 | 13:20

Qendërmbrojtësi Lamçe: E sfidoj Vorën, Valbona shkon për tri pikët e radhës

Valbona edhe pse debutuese në Kategorinë e Parë, nuk mundtë konsiderohet më si një ekip inferior dhe as i lehtë. Tri javëte para kanë treguar se është një ekip dinjitoz dhe konkurrent.Tropojanët kanë arkivuar deri tani katër pikë, duke lënë pasedhe ekipe elitare.lamce korabiMe një mentalitet triumfuesi, ata do të shkojnë të hënën në takimin e radhës kundër Vorës. 28-vjeçari me origjinë nga Lushnja, Frenki Lamçe, në rolin e qendërmbrojtësit, tri sezone ka nisur karrierën si profesionist te skuadrakundërshtare e radhës, Vora. Madje, ka fituar dhe trofe si kampion i Kategorisë së Dytë, ndaj për të kjo është një përballje e veçantë. “Kjo është njëndeshje që me emocionon, pasi nga Vora ruaj kujtime të bukura. Aty nisa karrierën time si profesionist, u jam mirënjohëspasi më besuan edhe kur ishanjë futbollist i ri. Këtë radhë dotë jem kundërshtarë i vorakëve.

Profesionalizmi kështu e ka, tëpërball edhe me skuadrën kunis karrierën. Vora tashmë është një skuadër mjaft e fortë, mepretendime për Superiore dhedo ta kemi mjaft të vështirëpërballjen. Por edhe ne jemi rritur si skuadër dhe nuk mund tëquhemi inferior. Do të përballemi me dinjitet dhe do t’i marrim pikë Vorës. Ne jemi të motivuar për fitore. Unë do tëtregoj vlerat e mia në qendrën e mbrojtjes për të qenë i pakalueshëm”, mbylli Lamçja.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"