Qendërmbrojtësi Lamçe: Valbona nuk ka çfarë të humbasë, për pikë ndaj Apolonisë në Fier

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2025 | 20:15

Qendërmbrojtësi Lamçe: Valbona nuk ka çfarë të humbasë, për pikë ndaj Apolonisë në Fier

Valbona, për momentin, nuk po vepron haptas në drejtim të merkatos. Gjithsesi, drejtuesit janë në bisedime me lojtarë të ndryshëm, si nga tregu vendas dhe i huaj, në mënyrë që ekipi të forcohet për pjesën e dytë të sezonit.

lamce korabi

Stërvitjet për javën e 18-të kanë nisur që të hënën, ku tropojanët do të jenë mysafirë të Apolonisë. Një trasnfertë mjaft e vështirë, që kërkon start maksimal, sepse pozitat janë të tilla që nuk i lejohet asnjë gabim gjatë rrugëtimit në këtë pjesë të dytë të kampionatit. Lidhur me takimin kundër Apolonisë, qendërmbrojtësi Frenki Lamçe për “Panorama Sport” u shpreh: “Valbona është e vendosur të marrë pikë ndaj Apolonisë, por synojmë fitoren. I morëm pikë edhe në fazën e parë, por tani janë më të vlefshme, sepse na duhet shkurtimi i distancës me rivalët tanë të mbijetesës. Ne jemi duke u përgatitur si çdo ndeshje tjetër, duke punuar maksimalisht.

Nga ana tjetër, e kemi studiuar kundërshtarin për ta goditur në pikat e dobëta të tij. Ne e vlerësojmë dhe e respektojmë kundërshtarin tonë të radhës dhe jemi të vetëdijshëm, që na pret një ndeshje e vështirë ndaj një rivali. Trepikëshi në Fier na afron me skuadrat sipër nesh në renditje, duke sjellë besimin për të realizuar objektivin, mbijetesën. Nuk kemi çfarë të humbasim tjetër, përveçse të luftojmë maksimalisht për të marrë pikë. Ne do të luajmë lirshëm dhe me një gjykim sa më të drejtë ne do të dalim si fitues nga kjo përballje.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"