“Qëndrova disa netë pa gjumë”, mesfushori i Kombëtares tregon makthin e përjetuar sezonin e kaluar: Zgjohesha dhe mendoja se isha përsëri në… “play out”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2024 | 20:42

“Qëndrova disa netë pa gjumë”, mesfushori i Kombëtares tregon makthin e përjetuar sezonin e kaluar: Zgjohesha dhe mendoja se isha përsëri në… “play out”

Kapiteni i Grashoperit, Amir Abrashi ka treguar për makthin që përjetoi para ndeshjeve të play out-it në Superligën e Zvicrës kundër Thunit. 

abrashi

Skuadra e mesfushorit shqiptar, mbijetoi falë fitores 2:1 në ndeshjen e dytëm teksa ndeshja e parë pati përfunduar në barazim 1-1.  

“Ishte një nga momentet më të rëndësishme në karrierën time. Unë nuk isha një njeri. Unë pothuajse nuk fola në shtëpi, për fat të mirë gruaja ime e kuptoi situatën. Kisha net pa gjumë dhe mendoja shumë gjëra me kokën time. Po të kisha rënë nga Superliga, do të më vinte aq turp sa nuk do të kisha guxuar të pija një kafe në qytetin e Zyrihut. Nuk e di se çfarë do të më kishte bërë mua dhe klubit, rënia e parë në karrierën time, edhe mendërisht. As nuk dua ta di”, ka treguar Abrashi për “Blick”.  

Pasi siguroi mbijetesën, Abrashi u nis për në Shqipëri. Me Kombëtaren kuqezi, ai nisi përgatitjet për Europianin që u zhvillua në Gjermani. 

“Gjendja emocionale ishte çmenduri absolute, e vështirë për t’u shprehur me fjalë. Më janë dashur disa ditë për ta marrë veten. Kishte net kur zgjohesha me makth dhe mendoja se isha përsëri në play out”, është shprehur Abrashi. 

Abrashi, tashmë 34-vjeçar për Grashoperin ka luajtur 250 ndeshje. Me Shqipërinë është paraqitur në 50 ndeshje, duke shënuar vetëm 1 gol.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"