Qetësohen te Reali, Bellingam kalon trullosjen: Jam gati për Bilbaon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2024 | 18:30

Qetësohen te Reali, Bellingam kalon trullosjen: Jam gati për Bilbaon

“Gjithçka është në rregull, gati për të mërkurën”, ishte mesazhi i Xhud Bellingam në rrjetet sociale, pasi pësoi një përplasje të fortë me kokë me portierin e Getafes, David Soria, gjatë ndeshjes së të dielës. Mesfushori u desh të zëvendësohej në pjesën e parë për shkak të marrjes së mendve dhe klubi vendosi të mos rrezikonte.

asdsasadsdsadsadasdasd

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri Ançeloti shpjegoi se lojtari kishte pësuar një problem në qafë pas goditjes. “Qafa e tij ishte bllokuar dhe ai nuk mund të vazhdonte më”. Por mëngjesin e të hënës, Xhud siguroi tifozët e Realit se ai është mirë dhe është gati për ndeshjen e radhës në La Liga kundër Bilbaos në “San Mamés” nesër në mbrëmje. Bellingam ishte një nga më të mirët në lojë për Realin, duke zbritur për të marrë topin nga prapa dhe duke lëvizur midis linjave të mbrojtjes së Getafes.

Anglezi e shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Madridi. Ai asistoi gjithashtu Mbapenë në golin e dytë të “Los Blancos”. Lojtari ka shfrytëzuar rastin për të falënderuar tifozët dhe miqtë që ishin të shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore pas goditjes së fortë të marrë në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Getafes. “Faleminderit për të gjitha mesazhet”, është shprehur Bellingam përmes rrjeteve të tij sociale.

EDHE TÇUAMENI, GATI – Bellingami nuk ka qenë i vetmi lajm pozitiv i Realit para ndeshjes kundër Bilbaos nesër në mbrëmje. Me sa duket trajneri Ançeloti ka mundur të rikuperojë edhe mesfushorin francez, Orelië Tçuameni. Francezi tashmë i është bashkuar stërvitjes me grupin dhe po përgatit rikthimin e tij pas dëmtimit kundër Bilbaos në “San Mamés”. Ançeloti në fakt e kishte paralajmëruar, se lojtari i radhës që do t’i bashkohet listës së të rikuperuarve do të ishte Tçuameni. Gjithçka duket se po shkon sipas planit dhe, nëse gjithçka shkon mirë, ai do të jetë në fushë kundër “Roji Blancos”.

Rikthimi i Tçuamenit është një lajm shumë i mirë për trajnerin Ançeloti, duke parë emergjencën në mesfushë si pasojë e dëmtimit të Kamavment pranë. “Më i miri nga kapitenët, në të ardhmen do të kuptojmë se çfarë ka përfaqësuar për futbollin spanjoll “, tha Luis de la Fuente për Alvaron. Ndërkohë, që vetë kapiteni ka folur me zemër të hapur për ndodhitë te kampionët e Europës. Në pjesën e ingës. Me Asension që do t’i bëjë shoqëri Rydigerit në qendër të mbrojtjes, më në fund Tçuameni do të ketë mundësinë që të luajë në mesfushë, në rolin e tij natyral. Jashtë për ndeshjen kundër Atletik Bilbaos do të jenë të dëmtuarit Vinicius, Alaba dhe Kamavinga, pa harruar këtu Dani Karvahalin.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"