Qirko ia hedh pa lëndim të rëndë, ja situata me dëmtimet te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2024 | 21:39

Qirko ia hedh pa lëndim të rëndë, ja situata me dëmtimet te Partizani

Kundër Elbasanit, Partizani pa t’i dalin dy lojtarë nga fusha për shkak dëmtimesh. Në pjesën e parë u dëmtua Qirko, që u zëvendësua më pas nga Hoxha dhe në të dytën lojën e la Osmanllari, i cili u zëvendësua nga Domgjoni.

PARTIZANI

Situata e portierit ishte disi më delikate, por pas testeve të djeshme situata ka shkuar në favor të gardianit të kuq. Ekzaminimet mjekësore kanë treguar një kontraktim dhe inflamacion në kofshën e Qirkos, çka përbën një dëmtim të lehtë, që nuk e mban gjatë jashtë fushave. Nëse gjithçka shkon sipas planit, në dy ditët e ardhshme Qirko pritet të kthehet në stërvitje me ekipin.

Megjithatë, ndeshja me Vllazninë mbetet ende në dyshim dhe situata e portierit do të ndiqet me kujdes deri në ditën e fundit. Sakaq, Osmanllari dhe Hadroj, të tjerë me probleme fizike, pritet të jenë të gatshëm për transfertën e së shtunës në Shkodër. Edhe Mehmeti, që gjithashtu ka shfaqur probleme fizike, do të jetë gati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"