Qitje në bregdet pas 30 vitesh, inaugurohet poligoni në Durrës
Federata Shqiptare e Qitjes në bashkëpunim me Klubin Shumësportësh Teuta kanë instaluar një poligon modern në pallatin e sportin “Ramazan Njala”.
Një investim që ka bërë të mundur rikthimin e qitjes në qytetin bregdetar pas më shumë se 30 vitesh, teksa të dielën u mbajt Kupa Ekipor Mikse. Në poligon janë instaluar një numër tabelash elektronike, duke bërë të mundur stërvitjen e sportistëve në nivel elitar me kushte bashkëkohore.
Për sa i përket Kupës Ekipore Mikse, në këtë aktivitet morën pjesë 12 skuadra, të cilat konkurruan në disiplinat pushkë dhe pistoletë me ajër. Në garën e pushkës triumfoi ekipi i Tiranës, ndërsa pistoletë vendin e parë e zuri Flamurtari.
Kreshnik Leka, drejtori i Klubit Shumësportësh Teuta, e komentoi kështu instilacionin e ri të qitjes në Durrës: “Është në politikën tonë të shtojmë sportet në KSHS Teuta. Me mbështetjen e Bashkisë Durrës dhe FSHQS, u bë e mundur që Teuta të ketë një poligon qitje”, u shpreh ndër të tjera shefi i klubit durrsak.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"