Rafael Leao: Seria A më ka bërë burrë, unë dhe Italia jemi çift perfekt
Mbrëmja e mrekullueshme në Madrid riktheu në Milano një version vezullues të Rafael Leaos, atë që Paulo Fonseka dhe tifozët milanistë do të donin të shihnin gjithmonë.Humori i portugezit u shtuan edhe nga triumfi në Bernabeu në Ligën e Kampionëve, duke qenë se ai rezervoi fjalë shumë të ëmbla për Italinë dhe, rrjedhimisht, indirekt për Milanin: “Italia është vendi perfekt për mua, mendoj se ky vend dhe unë jemi një çift perfekt”.
Leao i publikoi këto fjalë me rastin e eventit “Sport Movies & Tv” 2024, ku tregoi sesi jeton në Itali duke përdorur terma që nuk i ngjajnë aspak fjalëve të lamtumirës së mundshme, duke qenë se Barcelona vazhdon t’i mbajë sytë nga ai.
“Milano është një qytet i bukur, falë klimës dhe ushqimit, mund të bësh lirshëm shopping. Ndihem si në shtëpi. Është bukur sepse në Serinë A mund të përmirësohem shumë dhe të mësoj duke qëndruar në zonën e rehatisë. Personalisht, ndryshimi i vendit më ndihmoi të mendoj ndryshe, sepse tani jam burrë dhe jo më çunak. Për më tepër në Milano të gjithë vijnë në javën e modës, gjë që e bën atë një nga qytetet më të mira në botë”, deklaroi Leao.
Sa i përket fushës së blertë, ai sot në 18:00 kundër Kaljarit do të jetë titullar për herë të parë në kampionat pas katër ndeshjes. Pas paraqitjes së mrekullueshme në Madrid, të gjithë presin që portugezi të shënojë përsëri në kampionat ku deri më tani ka regjistruar vetëm një gol.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"