Rafinja, nga një “vagabond” i favelas në dashuri te Barça

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2024 | 14:20

Rafinja, nga një “vagabond” i favelas në dashuri te Barça

Rafinja, i cili ka 5 gola dhe 5 asiste në fillimin spektakolar të sezonit të Barcelonës, ka fituar çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Vijarrealit.

2169614709.0

Dy golat e tij si kapiten, pas dëmtimit të Ter Shtegen flasin vetë. Dhe braziliani, i cili kishte një këmbë jashtë Barçës në verë, është kthyer në një lojtar të padiskutueshëm për Hansi Flikun dhe një nga më të mirët në La Liga. Vetë ai nuk e ka fshehur dashurinë për Barcelonën.

“Është një klub shumë i veçantë për mua. Unë nuk do të të gënjej dhe të them se kam qenë tifoz i Barçës që kur kam lindur, që kur kam qenë fëmijë, por kur u rrita, duke parë mënyrën se si ata luajtën”, tha sulmuesi brazilian në kamerat e “DAZN”. R

afinja mbërriti te Barcelona në vitin 2022, në këmbim të 48 milionë eurove në kosto fikse dhe 12 në variabla, pasi shkëlqeu me Lidsin në Premier League. Rafinja e cilësoi Barçën si “klubin më të madh në botë” kur nënshkroi për katalanasit. Një rrugëtim jo i lehtë për të, me brazilianin që tregon aventurat e tij në lagjet e varfra të Porto Alegres.

“Më duhet t’ju them një të vërtetë: është shumë e ndërlikuar. Për dikë që ka lindur në një lagje si unë, është e vështirë të qëndrojë i fokusuar. Unë jam nga Restinga (një lagje në zonën jugore të Porto Alegre). Është e vështirë të ndjekësh rrugën tënde. Ata (trafikantët) të premtojnë një mënyrë më të lehtë për të fituar para por në fakt je ti që po humbet shumë. Kam humbur shumë miq në botën e krimit, në trafikun e drogës… Miq që kanë luajtur dhjetë herë më mirë sesa unë dhe që mund të ishin në një klub të madh futbolli në botë. Të kisha pranë këtyre shembujve ishte një faktor i rëndësishëm për të ruajtur fokusin tim. E dija se çfarë doja që në moshë të vogël: të isha futbollist. Arritja e këtij qëllimi duke lënë një lagje është një sakrificë e madhe. Por ambicia ime ishte edhe më e madhe. Unë nuk devijova dhe nëse sot flasin për ‘magjinë’ time në futboll, them… kjo është magjia e vërtetë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"