Ramadani në fushë dhe Berisha jo, trajneri i Leçes: E ndalim Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 10:25

Ramadani në fushë dhe Berisha jo, trajneri i Leçes: E ndalim Milanin

Sot Leçe do t’i bëjë vizitë Milanit në “San Siro” për ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serisë A. Lidhur me sfidën e orës 20:45, ka folur trajneri i Leçes deklaratat e të cilit u raportuan nga ANSA mbrëmjen e djeshme.1710361006_ylberramadanilucagotti“Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën që Milani, pas një periudhe presioni të madh, ka hequr një barrë duke fituar derbin, por ne do të përpiqemi t’i lëndojmë ata. Mendoj se Milani do të vazhdojë në rrugën taktike që dha kënaqësi në derbi sepse është një parim që zbatohet jashtë fushës edhe para se të zbatohet në fushë. Trajneri kuqezi ka treguar guxim dhe nuk pres ndryshime të mëdha”, ka thënë për mediat trajneri Luka Goti që në formacionin fillestar do të ketë Ylber Ramadanin, teksa Medon Berisha do të mungojë për shkak të dëmtimit në pjesën e jashtme të pulpës.

Ndërkohë, edhe një rikthim në “San Siro” pasi Ante Rebiç pritet titullar sot me Leçen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"