Raundi i dytë i Ligës së Konferencës, zbulohen gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në duelet e Partizanit dhe Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 22:16

Raundi i dytë i Ligës së Konferencës, zbulohen gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në duelet e Partizanit dhe Egnatias

Partizani dhe Egnatia janë dy skuadrat shqiptare që do të përfaqësojnë Superioren, në arenën e futbollit europian. Kampionët në fuqi të Shqipërisë dhe nënkampionët, do të zbresin në fushë më 25 korrik, për duelet e para të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, teksa UEFA së fundmi ka zbuluar edhe gjyqtarët. 

LIGA E KONFERENCES

Egnatia luan në transfertën e largët islandeze përballë Vikingur Rejkjavik. Ky duel do të gjykohet nga një katërshe nga Ishujt Faroe, me kryesor Johan Hendrik Ellefsen, ndihmësa të tij do të jenë Dan Petur Pauli Hojgard dhe Jorleif Djurhus. 

EGNATIA

Ndërkohër po në transfertë do të luajë edhe Partizani i Orges Shehit, që do të jetë mysafir në Gjeorgji përballë Iberias. 

Në këtë takim do të jetë një katërshe rumune që do të gjykojë me kryesor Andrei Çivulete dhe asistentë Sebastian Gheorghe dhe Andrei Gabriel Costantisesku.  

partizani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"