Real Madridi sfidon Sociedadin në transfertë, Ançeloti: Vinicius nuk është i qetë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2024 | 10:06

Real Madridi sfidon Sociedadin në transfertë, Ançeloti: Vinicius nuk është i qetë, por…

Trajneri i Realit, Karlo Ançeloti, ka dalë në konferencën për të folur për takimin e javës së pestë në La Liga, që e sheh ekipin e tij të impenjuar në San Sebastian.41_2023-638322072863258916-325Italiani kishte shumë çështje për të diskutuar dhe ai nuk u fsheh, si gjithmonë, me asnjë prej tyre përpara se skuadra e tij të nisë maloren e parë në kalendarin e ndërlikuar që ekipi do të kalojë në muajin shtator (pesë ndeshje në të cilat do të debutojnë në Champions, do të kenë derbin e parë…). Për më shumë, Ançelotit do t’i duhet të përballet me shumë probleme në mesfushë (4) dhe me dyshimin e parë (“Brahim Diaz apo Arda Gyler”). Por mund të ndodhë që ai të ndryshojë edhe sistemin. Trajneri i Realit ka folur dhe për dy sulmuesit brazilianë, Vinicius e Rodrigo, secili me problemet e veta, duke i dalë në krah atyre.

PROBLEMET E VINICIUSIT – “Vini nuk është në versionin e tij më të mirë, ka probleme, por ai është ende shumë i rëndësishëm për ne. Ai ishte vendimtar në Superkupën e Europës. Nuk po shënon si zakonisht, por ne nuk e kemi me nxitim me të. Skuadra shënon dhe ai është i rëndësishëm, ai gjithmonë jep gjithçka që mundet. Është çështje kohe që unë jam shumë i kënaqur me atë që ai bën, sepse nuk mund t’i kesh të gjithë lojtarët 100%. Mos harroni se çfarë ka bërë ai gjatë këtyre viteve për Realin”.

SITUATA E RODRIGOS – “Në zgjedhjen e kandidatëve për ‘Topin e Artë’ ai nuk u vlerësua mjaftueshëm. Ai meritonte të ishte në mesin e 30 kandidatëve, padyshim. E kuptoj që ai është i zemëruar për këtë. Çfarë bëri vitin e kaluar, duke shënuar në të dyja ndeshjet kundër Sitit në Champions ishte mbresëlënëse. Ne kemi mundësinë të shfrytëzojmë një lojtar që mund të luajë në shumë pozicione dhe me rendiment të lartë”.

KALENDARI I NDËRLIKUAR – “Jemi të vetëdijshëm se po fillon një seri ndeshjesh shumë impenjative. Ne duam ta nisim mirë dhe kemi lojtarë të rikuperuar gjatë pushimit. Gjithmonë e nisim me entuziazëm dhe dëshirë për të konkurruar dhe fituar në çdo ndeshje. Por nuk dua të mendoj për takimet e tjera veç Sociedadit. Ata kanë qenë gjithmonë të vështirë, por ne kemi një ndjesi pozitive në ekip”.

MODESTIA E VALVERDES – “Nuk e di nëse ai është i turpshëm. Por ai është një lojtar që merr më shumë përgjegjësi në dhomat e zhveshjes. Kemi humbur disa figura të rëndësishme në skuadër, Kros apo Naço. Ka të tjerë që po përparojnë si Valverde. Unë mendoj se ai nuk është modest. Unë shoh një lojtar shumë të rëndësishëm për ne. Jam i kënaqur, Valverde ka gjithçka që i nevojitet një mesfushori i nivelit të lartë. Forca, cilësia, inteligjenca… Ai është një lojtar i kompletuar”.

MBAPE, VINCIUS, XHELOZI… – “Nëse do të ketë një problem të tillë në dhomat e zhveshjes me siguri që do të merresha, nuk do ta anashkaloja. Te Reali ne nuk komentojmë asnjë deklaratë të lojtarëve tanë kur janë të angazhuar me ekipet e tyre kombëtare. Jemi munduar që të ruajmë një mjedis të shëndoshë, me lojtarët që përmirësohen dita-ditës dhe janë të gjendje të marrin më shumë përgjegjësi mbi vete, Vinicius, Rodrigo, Valverde, Tçuameni…”

RROTACIONET – “Nuk është shqetësim të luash shtatë ndeshje në këtë fazë të sezonit. Në këtë kuptim, vlerësimi është shumë i rëndësishëm. Tani, për shembull, brazilianët janë në një situatë disi më ndryshe, pasi nuk kanë pasur kohë për të pushuar apo stërvitur. Vitin e kaluar kishim shumë lëndime, por u mbajtëm shumë mirë. Ne duhet të jetojmë me këtë”.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"