Reali për mbrojtës, në horizont shfaqet edhe ish-kapiteni… Ramos
Merkatoja e dimrit ishte si një territor i ndaluar për Realin e Madridit në pesë vitet e fundit. Brahim Diaz ishte i fundit që iu bashkua ekipit të bardhë dhe që pas firmës së marokenit askush nuk ka mbërritur në Madrid në dimër.
Kjo ishte pothuajse gjashtë vjet më parë. Presidenti Florentino Perez dhe drejtori dhe Hoze Angel Sançez pushuan së besuari në përforcimin e ekipit në mes të sezonit. Kanë mbetur pas Marselo, Higuain, Diego Lopez, Panuçi, Adebajor apo Kasano. Kasemiro meriton një kapitull të veçantë, i cili mbërriti pas një operacioni inkuadrimi. Reali në fakt por mendonte për të nënshkruar me një qendërmbrojtës, duke parë largimin e Naços dhe dëmtimin pa afat të David Alaba.
Por pas ndeshjes kundër Vijarrealit nënshkrimi tani është urgjent. Madje, listës për një qendërmbrojtës i shtohet dhe një lojtar krahu pas dëmtimit të rëndë të Dani Karvahal. Reali nuk ka humbur kohë dhe është vënë në lëvizje. “Los Blancos” kanë bërë lëvizjet e para drejt Reali Madridi, një nga klubet më të prekur Kastelo Lukebas, qendërmbrojtësi francez i Lajpcig dhe Viktor Reis, qendërmbrojtësi i Palmeirasit (Brazil). Dëmtimi i Karvahal kundër Vijarrealit, me këputjen e konfirmuar të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e tij të djathtë dhe tetë muaj jashtë, zgjeron kërkimin për një mbrojtës të djathtë, diçka që ata e kishin llogaritur për verën e ardhshme. Në ditët në vijim do të vendoset. Alakesandër Arnold është një nga ata që janë përfolur, por gjithçka ishte fokusuar te mundësia që ai të mos rinovonte dhe të ishte i lirë dhe të mos negocionte në janar me Liverpulin.
Tani duhet të pritet qëndrimi i klubit anglez ndaj lojtarit të tij. Deri në hapjen e merkatos në janar, Ançeloti mbetet vetëm me Lukas Vaskez në krahun e djathtë. Ai ka luajtur në atë krah kur Zinedin Zidan e vendosi atë në atë pozicion në vitin 2020. David Himenez dhe Loren Aguado janë në ekipin e të rinjve, por për momentin ata duket se nuk janë në gjendje të bëjnë kërcimin në ekipin e parë. Vendimet do të vijnë së shpejti, siç tha vetë Ançeloti në një konferencë për shtyp.
Por Reali po sheh dhe për një qendërmbrojtës. për momentin janë vetëm dy emrat në ekip, Militao e Rydiger. Është dhe Alaba, por austriaku mungon prej gati 11 muajsh dhe ende nuk ka një datë kthimi. Në këto kushte, Reali nuk dëshiron të gjendet i papërgatitur. Dhe siç bëjnë me dije mediat spanjolle, në horizont është shfaqur emri i ishkapitenit, Serxho Ramos. Me dëmtimin afatgjatë të Karvahalit, Reali ka mundësi të nënshkruajë me lojtarë që janë të lirë dhe që nuk kanë kontratë me asnjë klub. Kjo do të thotë, derisa të rihapet dritarja e transferimeve në janar. Një profil të cilit i përgjigjet Serxho Ramos, i cili pas largimit nga Sevilja është pa ekip. 38-vjeçari do të ishte i gatshëm të nënshkruante për Realin, por për momentin as Ançeloti dhe as Perez nuk duken të bindur.
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"