Reali synon rekordin historik, skuadra e Ançelotit mund të arrijë shifrën e pabesueshme në La Liga para Barcelonës
Real Madrid synon që në ndeshjen e parë të vitit 2025 në La Liga, atë të 3 janarit, të sigurojë një rekord historik. Ndaj Valencias, në ndeshjen e cila u shty për shkak të përmbytjeve, skuadra e Ançelotiti mund të arrijë kuotën e 5000 pikëve në La Liga, si askush më parë.
Aktualisht, madrilenët janë në kuotën e 4999 pikëve dhe në fakt u mjafton edhe një barazim për të arritur këtë shifër të jashtëzakonshme të 94 viteve në elitën e futbollit spanjoll. Rivalët e përjetshëm të Barcelonës, në të njëjtin numër vitesh në elitë, kanë 4887 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Atletiko Madrid me 4018 pikë në 88 sezone në La Liga.
Në fakt Reali dominon thuajse çdo statistikë në kampionat, duke filluar nga titujt, ku ka 36 kundrejt 27 të Barçës dhe 11 të Atletikos. Madrilenët kanë luajtur 3046 ndeshje, duke fituar 1832, ndaj 1771 të katalanasve. Këta të fundit ndërkohë mund të mburren për golat, pasi kanë shënuar 6528 të tillë, 4 më shumë se madrilenët. Ata kanë pësuar gjithashtu më pak, 3379, ndaj 3394 të “los blancos”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"