Realizoi dopietë ndaj Breshas dhe kryeson listën e golashënuesve në Serinë B, talenti Shpendi: Jam i lumtur, po shijojmë momentin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2024 | 23:42

Realizoi dopietë ndaj Breshas dhe kryeson listën e golashënuesve në Serinë B, talenti Shpendi: Jam i lumtur, po shijojmë momentin

Talenti i Kombëtares Shpresa, Kristian Shpendi, po kalon një moment të artë me skuadrën e Çezenës në Serinë B italiane. 21-vjeçari spikati me dopietë nga pika e bardhë e penalltisë në duelin ndaj Bershas të vlefshme për javën e 10-të të kampionatit. Kristiani shënoi në minutat 15 dhe 53 të sfidës, duke i siguruar 3 pikë të arta bardhezinjve. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes ai u shpreh:  

9a3b2e19c6fa4b619880772ac2bf030d

 “Ne e luajtëm mirë ndeshjen dhe jam i lumtur që kam kontribuar me këto dy gola. Në të parin e kam gjetur këndin e duhur, ndërsa në të dytën kam mashtruar portierin. Tani po e shijojmë momentin, por duam të jemi gati menjëherë për ndeshjen e së martës kundër Salernitanës”, deklaroi Shpendi.  

Në 9 ndeshje që është aktivizuar këtë sezon në Serinë B, Kristian Shpendi ka shënuar 6 gola. Ai kryeson i vetëm listën e golashënuesve, i ndjekur nga Thorstvedt i Sasuolos me 5 gola.  

golat

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Heroi i Çezenës, Kristian Shpendi shënon dy gola nga pika e bardhë e penalltisë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"