Realizoi dopietë ndaj Tiranës, Balaj: Penalltitë i kam bërë rrugë, dihet kush janë pretendentët e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2024 | 23:11

Realizoi dopietë ndaj Tiranës, Balaj: Penalltitë i kam bërë rrugë, dihet kush janë pretendentët e kampionatit

Bekim Balaj ishte autori i dy golave për Vllazninë në barazimin 2-2 që skuadra shkodrane arriti në shtëpi ndaj Tiranës. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, sulmuesi shkodran ndër të tjera u shpreh:  

balaj

“11 mëtërshat i kam bërë rrugë, shpresoj mos e provoj shijen e humbjes së penalltisë. Në një ndeshje si kjo, çdo episod është i rëndësishëm. Si penalltitë si faullat dua t’i shfrytëzoj maksimalisht.  

Pavarësisht moshës, po punoj maksimalisht, mbaj regjim. Kur luan në Shkodër, mundohem të jap më të mirën. Shpresoj që ky sezon të shpërblehet mëse miri dhe në të ardhme të provojmë akoma më shumë. 

Nuk është goli i parë me goditje standarte, vjet kam shënuar 2. Sot u puqën gjërat, por duhet punuar, nuk është rastësi.  

U pritej një ndeshje derbi sot, interesi i tifozëve ishte i madh. Fillimi i ndeshjes ishte pjesa që duhet të shikojmë. Nga pësimi i golit u munduam të luanim. Mund të bënim akoma më mirë. Nuk na ka ndodhur shpesh të pësojmë 2 gola nga goditjet standarte. Mund të merrnim edhe një rezultat më të mirë. Është vetëm fillimi, ka shumë ndeshje për të bërë.  

Rivalët do të shikohen rrugës. Ekipet pretendente dihen. Duhet të fitojmë statusin e ekipit që do të pretendojë për “Final 4”, u shpreh Balaj.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"