Reijnders pas fitores së Milanit: I prisja golat, anormale të vuajmë kështu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2024 | 14:35

Reijnders pas fitores së Milanit: I prisja golat, anormale të vuajmë kështu

Tizhani Reijnders është holandezi i tretë që shënon të paktën dy gola për Milanin në një ndeshje të Ligës së Kampioneve.Tijjani-Reijnders-Milan

Përpara mesfushorit, i cili shënoi dygolësh dje në mbrëmje kundër Bryzhit, vetëm Marko van Basten (i cili arriti të shënonte një poker golash në dy raste, kundër Vitosha Sofia në 1988 dhe kundër Goteborgut në 1992) dhe Klarens Sedorf ia kishin dalë të bënin diçka të tillë. Mesfushori kuqezi foli për televizionin e klubit pas suksesi të djeshëm dhe këto janë deklaratat e tij.

Si ndiheni?

Jam duke ëndërruar. Mezi prisja të provoja shijen e golit në Champions. Do mjaftohesha me një, por dy janë edhe më bukur.

Çfarë ndeshjeje ishte?

Në pjesën e parë nuk ishim në nivel, luajtëm pak më ngadalë, pastaj kur ata ishin inferiorë numerikisht, gjetëm më shumë hapësira. Sikur u zgjuam pas barazimit të tyre.

Çfarë i mungonte këtij Milani?

Në pjesën e parë na mungonte intensiteti, lojtarët e rinj sollën energjinë që na mungonte, me dy asistime shumë të rëndësishme.

Si e shpjegoni golin e pësuar në epërsi numerike?

Është e vështirë të thuhet, sigurisht që do të duhet ta shikojmë dhe të analizojmë ndeshjen. Nuk është e mundur të pësosh gol me epërsi numerike, nuk duhet të ndodhë më.

Cili është pozicioni juaj i preferuar?

Për mua është pak a shumë e njëjta gjë. Kundër Bryzhit luajta pak më përpara dhe mbi të gjitha kërkova më shumë hapësirë para portës. Në përgjithësi më pëlqen të luaj pak më prapa që të jem më i përfshirë në ndeshje.

Si e shihni Leaon?

Ka shumë liderë në këtë grup. Ne kemi nevojë për të gjithë dhe secili duhet të jetë lider në mënyrën e vet. Të gjithë duhet të japin kontributin e tyre dhe madje sonte ata që erdhën nga stoli bënë diferencën.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"