Reijnders vs Kopmainers, dy tulipanët gati të përplasin brirët në Milan-Juventus
Të shtunën e kaluar, në Holandë-Hungari të Ligës së Kombeve, Tizhani Reijnders dhe Teun Kopmainers ndanë disa momente së bashku: mesfushori kuqezi nisi dhe luajti të gjitha 90 minutat në dispozicion, ndërsa lojtari i Juventusit mori vendin nga De Jong, duke shënuar golin e 4-0 pak minuta nga fundi.Pasi të dy do të përballen me Bosnjën (1- 1) në Zenicë, ata do të takohen sërish të shtunën më 23 nëntor në “San Siro” me rastin e Milan-Juventus. Një sfidë shumë e veçantë, duke qenë se Reijnders dhe Kopmainers, pavarësisht se janë bashkëlojtarë në kombëtare, tashmë janë përplasur disa herë: “Kopi” kundër “Tizhit”, kur ky i fundit ende në Alkmar teksa kolegu kishte kaluar tek Atalanta. Mesfushori holandez i “Djallit”, gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes, do të jetë protagonist i një dueli që premton të jetë spektakël, duke qenë se të dy tashmë janë vendosur si shtylla të vërteta në skuadrat e tyre pas nuk duhet harruar këmbëngulja e Teunit për t’iu bashkuar “Zonjës së vjetër”.
SHTYLLA EKIPORE – Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Kopmainers, i cili mbërriti në Juventus pas 3 vitesh në Atalanta, është mesfushori total që Tiago Mota donte me çdo kusht, për shkathtësinë e tij dhe aftësinë e tij për të diktuar lojën. Pas një fillimi më pak se brilant të sezonit, mesfushori i Juves tashmë ka treguar dashurinë e tij për kombëtaren, duke shënuar golin e tij të parë këtë sezon. Në Serie A, megjithatë, ai ende kërkon rrjetën, por nuk dështon të jetë vendimtar në fazën e ndërtimit, siç dëshmohet nga 13 asistimet e tij. Reijnders, ndryshe nga Kopmainers, po imponohet si një nga mesfushorët më të kompletuar në të gjithë Europën. Pas një fillimi shpërthyes me Milanin, ai vazhdoi të shënonte dhe të shkëlqente në Champions, duke kontribuar në lojën e ekipit pa u frenuar kurrë. Evolucioni i tij në fushë, veçanërisht në 23/24, ishte me të vërtetë mbresëlënës, aq sa emra të ndryshëm të mëdhenj në Kontinentin e vjetër, duke përfshirë Sitin dhe Barcelonën, e kishin vëzhguar tashmë përpara se të nënshkruante me Milanin dhe vazhdojnë ta bëjnë tani që ai shkëlqen me kuqezinjtë. Mesfushori ka vendosur të qëndrojë në Milano për një kohë të gjatë, me rinovimin deri në vitin 2030 gati për t’u zyrtarizuar.
STATISTIKAT – Duke folur për ecurinë dhe statistikat, duhet thënë se Kopmainers ka krijuar më shumë raste (13-10) dhe ka krosuar më shumë (8-1), ndërsa Reijnders dallohet për pjesëmarrjen e tij në lojë, duke rikuperuar më shumë topa (29- 15) dhe duke plotësuar më shumë pasim (365-248). Për më tepër, numri 14 i “Djalli” ka shënuar gola të rëndësishëm, duke përfshirë një gol në “Santiago Bernabeu” kundër Realit të Madridit. Nesër në “San Siro” do të përballen si kundërshtarë në një ndeshje që premton të jetë shumë më tepër se thjeshtë një ndeshje kampionati.
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"