Rekord dhe “Lojtari i ndeshjes” kundër Komos, Mbangula: Nuk do të më rritet mendja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2024 | 17:20

Rekord dhe “Lojtari i ndeshjes” kundër Komos, Mbangula: Nuk do të më rritet mendja

Samuel Mbangula, një nga lojtarët më të rinj në moshë të Juventusit, bëri debutimin e tij në Serie A të dielën në mbrëmje si titullar kundër Komos, duke shënuar gjithashtu golin 1-0 për bardhezinjtë në minutën e 23-të.

mbangula

Me golin e tij, djaloshi me origjinë nga Kongo, ka arritur tashmë një rekord të rëndësishëm, siç nënvizon Opta që ka saktësuar: “Samuel Mbangula (20 vjeç e 216 ditë): Shënoi me goditjen e tij të parë në karrierë në Serie A. Ai është golashënuesi më i ri belg në historinë e Serisë A dhe gjithashtu lojtari i parë belg që shënon në Serie A me Juventusin. Vetë djaloshi, pas suksesit me Komon, deklaroi:

“Vërtet nuk di si ta shpjegoj, ka emocion dhe është i fortë sepse gjithçka erdhi shumë shpejt. Ndeshja e parë për mua në Serie A, debutimi me ekipin e parë e për më tepër me Juventusin ishin mjaftueshëm për të qenë i lumtur. Por ja që erdhi edhe goli im i parë. Ndjeja përgjegjësi e besoj se kjo është normale. E di gjithashtu se duhet të zbres menjëherë me këmbën në tokë sepse mund të rritet shpejt mendja kur bën diçka kaq të madhe në një moshë si e imja.

“Mota e sheh si kandidat potencial për ta përdorur edhe në Verona, por sulmuesi bardhezi e ka mendjen tek puna. Fundja, disiplina është parim bazë në klubet e mëdha e sidomos kur bën hapat e para në proteksionizmin e vërtetë. Mbangula i ka idetë e qarta, teksa përfundoi: “Për mua ishte një natë e pabesueshme që e kam ëndërruar gjithmonë, ndaj shpresoj të vazhdoj kështu. Çmimi si lojtari më i mirë i ndeshjes për mua është një çmim kolektiv sepse do të thotë se kam bërë punën time në shërbim të skuadrës. Duhet të falënderoj skuadrën dhe trajnerin tim që më besoi ndaj Komos. Trajneri më tha të qëndroja i qetë dhe të bëja atë që bëj më mirë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"