Rekord kartonësh, Çelsi dhe Bornmëthi do të gjobiten nga FA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 23:14

Rekord kartonësh, Çelsi dhe Bornmëthi do të gjobiten nga FA

Të dy klubet e Çelsit dhe Bornmëthit do të gjobiten me 25,000 paund secili nga Federata Angleze e Futbollit për marrjen e gjashtë ose më shumë kartonëve në ndeshjen e tyre rekord në Premier Ligë, të shtunën mbrëma.

skysports-chelsea-bournemouth_6685966

Çelsit iu treguan tetë kartonë të verdhë ndaj gjashtë të kundërshtarëve të tyre teksa gjyqtari Entoni Tejlor zemëroi të dy grupet e tifozërive, duke treguar kollaj kartonin në “Vitality Stadium” edhe për protesta. 14 paralajmërimet në total ishin një rekord i ri për një ndeshje të vetme të Premier Ligës dhe ky numër nuk përfshin as kartonët e tjerë të treguar për stafin e skuadrave, duke përfshirë trajnerin e Çelsit, Enco Mareska, edhe ai mes të ndëshkuarve.

FA është e vendosur të ndëshkojë të dy klubet për mungesën e disiplinës me gjobën e sipërpërmendur, për të paralajmëruar që të shmanget një sjellje e tillë në të ardhmen. Trajneri i Bornmëthit, Andoni Iraola, nuk donte të diskutonte pas ndeshjes për performancën e gjyqtarit Tejlor, ndoshta nga frika se do të ndëshkohej më tej nëse ai e kalonte kufirin. Por Iraola tha:

“Kishte 14 kartonë të verdhmjaft të lehtë, pastaj kartonët e dytë të verdhë nuk ishin aq të lehtë. Por unë nuk do të fokusohem tek arbitri. Nuk ka funksionuar më parë, kështu që sot nuk do të fokusohem tek ai”. Gjithsesi, Çelsi arriti një fitore shumë të rëndësishme në transfertën në Bornmëth, falë golit të vonë të Kristofer Nkunkusë, i cili zhbllokoi rezultatin katër minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Ai shënoi golin e katërt në Premier Ligë për Çelsin dhe të tri kanë ardhur jashtë shtëpisë dhe si zëvendësues. Asistin e ndeshjes e dhuroi Xhejdën  Sanço, sulmuesi i ardhur në formë huazimi nga Mançester Junajtid në “Stamford Bridge”, në ditën e fundit të merkatos. Çelsi ka fituar katër ndeshje radhazi të Premier Ligës në transfertë për herë të parë që prej prillit 2022, kur në stol ishte Tomas Tuhel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"