Rekorde të frikshme/ Liga mbyll një vit të zi, 12 dëmtime në një javë
La Liga vazhdon të vendosë rekorde të zeza sa i përket dëmtimeve. Numri i dëmtimeve rritet dhe është gjithnjë e më e zakonshme të numërohen ditët për fat të keq, edhe pse ndoshta jo aq shumë sa java e fundit e kampionatit spanjoll për vitin 2024.
Ajo ishte shkatërruese numerikisht me 12 dëmtime në shtatë ndeshje. I pari nga të dëmtuarit ishte Markos Andre në takimin mes Gironës dhe Vajadolid. Nga Girona shkojmë në “Alfonso Pérez Coliseum” (Getafe), ku Niom duhej të zëvendësohej në minutën e 52- të. Osasuna-Bilbao pati dy të dëmtuar nga një për çdo ekip. Fillimisht ishte Oigan Sanset (Bilbao). Menjëherë pas tij ishte Huan Kruz. Në Barcelonë gjatë përballjes mes Barcelonës dhe Atletikos së Madridit pati edhe një tjetër dëmtim, ai i Hoze Maria Gimenez (Atletiko).
Kulmi u arrit në përballjen mes Valencias dhe Alavesh, me 5 dëmtime, ndërsa dy të tjerat janë dëmtimet në takimet mes Leganes e Vijarrealit (Nastasiç) dhe në përballjen mes Betisit dhe Vajekanos me dëmtimin e Alvaro Garsias. Rasti i javës së fundit të viit në La Liga nuk është një episod i izoluar, por kulmi i një viti 2024 që do të mbahet mend si një nga vitet më katastrofike për shëndetin e futbollistëve.
Gjatë gjithë vitit, ka pasur lëndime të shumta serioze, me këputje të ligamenteve të kryqëzuara, fraktura të kockave dhe lëndime afatgjata të muskujve që kanë lënë jashtë loje lojtarët kryesorë për muaj të tërë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"