Renditja e 15 viteve/ “Froni” i dekadës” për pikë në Superiore, ka duel Tirana-Skënderbeu! Vetëm 2 skuadra s’kanë rënë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2024 | 23:43

Renditja e 15 viteve/ “Froni” i dekadës” për pikë në Superiore, ka duel Tirana-Skënderbeu! Vetëm 2 skuadra s’kanë rënë

Tirana e Bledi Shkëm bit arriti më në fund që të fitonte për herë të parë këtë sezon, por triumfi është i dyfishtë. Bardheblutë kanë shtuar një fitore më shumë në “luftën” mes dy skuadrave që janë ekipet dominuese në Kategorinë Superiore, prej sezonit 2009- 2010 si dhe i kaluan në renditjen e këtij viti.

pecani jonuzi

Gjithsesi, duke analizuar me kujdes shifrat, si Tirana dhe Skënderbeut kanë më shumë fitore se çdo skuadër tjetër në kampionatin shqiptar në fashën e viteve 2009-2024. Bardheblutë janë të dytët me 482 ndeshje të luajtura, 214 fitore, 137 barazime, 131 humbje. Me golavarazh plus 194 dhe 779 pikë të grumbulluara.

Vendin e parë e mban Skënderbeu me dy takime më shumë 484. Gjithashtu, korçarët kanë 30 fitore më shumë, 98 barazime, por janë më keq në humbje me plot 142 sfida. Golavarazhin e kanë plus 212 dhe kanë 830 pikë nga 2009-ta. Shihet se Tirana ka më pak pikë dhe fitore, por është aty pranë dhe do ta kalojë skuadrën korçare. Në vendin e tretë dhe të katërt janë Teuta dhe Laçi me më shumë se 200 fitore. Pesëshen e kësaj renditje të veçantë e plotëson Partizani me 200 fitore në 402 takime.

FITORET – Skënderbeu është skuadra që gjysmën e ndeshjeve të luajtura i ka fitore, Tirana ka 44 për qind të ndeshjeve fitore, Partizani rreth 50 për qind dhe Kukësi 46. Kuptohet qartë se në pesëshen e parë janë gjithmonë skuadrat, të cilat kanë dominuar futbollin shqiptar dhe që kanë fituar tituj kampionë. Për t’u shënuar se bardheblutë janë të dytët edhe te barazimet, duke luftuar me Partizanin që ka rreth 29 për qind të ndeshjeve në baraspeshë kundër 28 të Tiranës.

HUMBJET – Tirana është një nga skuadrat më të pamposhtura në Superiore, por edhe në këtë renditje të veçantë, sërish është e dyta. Bardheblutë kanë 27 për qind të ndeshjeve të humbura. Në vendin e parë Partizani me 21 për qind të takimeve, ndërkohë që Skënderbeu dhe Kukësi 29 për qind të sfidave që kanë luajtur këtë kohë i kanë humbur. Shihet se skuadrat e kryeqytetit, mbeten të pamposhtura, ndonëse të dyja kanë shumë ndeshje në barazim, në ndrysim nga Skënderbeu që është i fokusuar te fitoret.

FRONI – Tirana kërkon që të zbresë nga froni i skuadrës më kompetitive ekipin e Skënderbeut. Në këtë moment që flasim është 51 pikë më pak se korçarët dhe 30 fitore më pak se Skënderbeu. Bardhebluve u duhet të bëjnë një sforco këtë sezon dhe ndoshta tjetrin për të arritur në majën e futbollit shqiptar në pothuajse dy dekadat e fundit.

Është e padiskutueshme që Tirana dhe Partizani kanë bërë historinë e futbollit shqiptar, por mes tyre ka gjithmonë ekipe të cilat kanë kërkuar të thyejnë hegjemoninë e dy siamezëve si Dinamo, Vllaznia e Skënderbeu.

renditja

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"