RENDITJA E KATEGORISË SË PARË/ Besa kryeson e vetme, 3 skuadra në krizë të thellë! Ja tabela pas javës së katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2024 | 22:00

RENDITJA E KATEGORISË SË PARË/ Besa kryeson e vetme, 3 skuadra në krizë të thellë! Ja tabela pas javës së katërt

Dueli mes Kukësit dhe Flamurtarit, që përfundoi me rezultatin 1-2, mbylli siparin e javës së katërt në Kategorinë e Parë.  

kategoria-e-pare-1

Pas katër javësh, kryeson e vetme Besa e Mirel Josës, me pikë të plota, teksa ndiqet nga Flamurtari dhe Vora me 9 pikë secila. 

Krizë e thellë rezultatesh për Pogradecin dhe Kukësin që kanë regjistruar 3 humbje radhazi, ndërkohë që Erzeni mbyll tabelën me 0 pikë dhe asnjë gol të shënuar.  

Përveç kryesuesve të Besës, skuadra tjetër që nuk ka pësuar humbje në këto 4 javë është Burreli i Ditmar Bicajt, që mban vendin e katërt me 8 pikë.

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"