Postuar: Nëntor 10, 2024 | 18:01
Renditja e Kategorisë së Parë/ Vetëm Besa fiton nga treshja që synon kreun, Erzeni vazhdon serinë e humbjeve
Java e 12-të është mbyllur në Kategorinë e Parë. Surprizat nuk munguan, ndërsa Flamurtari vazhdon të kryesojë renditjen.
Vlonjatët dhe pse barazuan ndaj Burrelit, sërish kanë një pikë më shumë se Besa dhe Vora. Vora humbi mundësinë e artë për t’u ngjitur në krye pas humbjes së marrë. Besa ndërkohë fitoi nga treshja që po rivalizon për kreun.
Kastrioti, Apolonia, Lushnja dhe Kukësi fituan ndërkohë, respektivisht ndaj Pogradecit, Vorës, Korabit dhe Erzenit. Këto të fundit qëndrojnë në fundin e tabelës me vetëm dy pikë.
RENDITJA PAS 12 JAVËSH
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"