RENDITJA E LIGËS SË KAMPIONEVE/ Kualifikohen 18 skuadra, Mançester Siti rrezikon seriozisht eliminimin. Ja si është situata para ndeshjeve të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2025 | 23:31

RENDITJA E LIGËS SË KAMPIONEVE/ Kualifikohen 18 skuadra, Mançester Siti rrezikon seriozisht eliminimin. Ja si është situata para ndeshjeve të fundit

Duelet e të mërkurës në Ligën e Kampioneve, kanë krijuar një tablo pak më të qartë për renditjen e përgjithshme teksa kanë çuar në 18 numrin e skuadrave të kualifikuar për në fazën tjetër të turneut.

champions-league.jpg

Milan, Fejenord, Borusia Dortmund, Bajern Mynih, Real Madrid, Juventus dhe Sëlltik u janë bashkuar sot Liverpulit, Barcelonës, Atletiko Madrid, Atalantës, Arsenalit, Bajer Leverkusenit, Interit, Aston Vilës, Brest, Monako dhe Lilës që ishin kualifikuar më parë. Nga këto skuadra, Liverpuli dhe Barcelona kanë siguruar matematikisht praninë në tetëshen e parë, ndërsa për të tjerat do të vendoset vetëm në ndeshjet e fundit.

Sparta Praga, Xhirona dhe Salcburgu i janë bashkuar Bolonjës, Crvena Zvezdës, Shturm Grac, Lajpcig, Slovan Bratislava dhe Jang Bojs si skuadrat të cilat janë matematikisht të eliminuara nga turneu.

sadasddsaasdadsasdasd

Për ndeshjet e fundit lexoni KETU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"