RENDITJA E SUPERIORES/ Buzëqesh Vllaznia që kryeson e vetme, krijohet grupi i skuadrave që synojnë katërshen e parë
Ndeshjet e javës së gjashtë të Superiores kanë dhuruar disa rezultate të cilat kanë krijuar një tablo pak më të qartë të grupit të ekipeve që do të tentojnë katërshen e parë, duke ofruar rivalitet deri në fund të këtij sezoni.
Barazimet e ndjekësve i kanë dhënë mundësinë Vllaznisë që me fitoren e sotme të shkëputet e vetme në kryesimin e kampionatit, duke krijuar një distancë të vogël nga Egnatia e cila barazoi ndeshjen e saj kundër Elbasanit, një tjetër ekipi që synon katërshen e parë.,
Duket tashmë se janë përvijuar skuadrat të cilat synojnë katërshen, ashtu si edhe ekipet që duken më të rrezikuara për rënien, me Bylisin e Laçin në pozita më të vështira.
JAVA 6
Skënderbeu-Laçi 2-1
Partizani-Tirana 0-0
Vllaznia-Bylis 2-0
Elbasani-Egnatia 0-0
Teuta-Dinamo 1-1
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"