RENDITJA E SUPERIORES/ Dy skuadra në kryesim, shihni si duket tabela pas ndeshjeve të para të javës së pestë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2024 | 21:42

RENDITJA E SUPERIORES/ Dy skuadra në kryesim, shihni si duket tabela pas ndeshjeve të para të javës së pestë

Java e pestë e Kategorisë Superiore ka nisur me dy rezultate interesante, të cilat kanë ndryshuar kreun e renditjes.

superiore renditja

Egnatia dhe Vllaznia tashmë janë bashkë në krye me nga 10 pikë secila pas 5 ndeshjesh të luajtura. Rrogozhinasit përmirësuan ndjeshëm golavarazhin e tyre me fitoren e pastër 4-0 ndaj Bylisit, ndërsa shkodranët, mbajtën përsëri vendin e parë falë përballjes direkte me kampionët në fuqi pas suksesit 2-1 ndaj Teutës.

Atyre mund t’u bashkohen përsëri në kryesim Partizani e Elbasani, të cilat luajnë këtë të hënë ndeshjet përkatëse, të cilat mund të sjellin ndryshime të tjera në renditjen e kampionatit.

JAVA 5

TË DIELËN

EGNATIA-BYLIS 4-0

TEUTA-VLLAZNIA 1-2

TË HËNËN

LAÇI-PARTIZANI Ora 16:00

DINAMO-SKËNDERBEU Ora 19:00 (në “Elbasan Arena”)

TIRANA-ELBASANI Ora 19:00 (në “Air Albania”)

asdasdadsadssdasaddas

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"