RENDITJA E SUPERIORES/ Përfitojnë vetëm Dinamo dhe Elbasani, si ndryshon situata pas javës së 16

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 21:09

RENDITJA E SUPERIORES/ Përfitojnë vetëm Dinamo dhe Elbasani, si ndryshon situata pas javës së 16

Ndeshjet e sotme në Kategorinë Superiore kanë ndryshuar shumë pak tablonë e kampionatit, pasi të dy barazimet e regjistruara të enjten nuk kanë ndryshuar pozitat e skuadrave në tabelë.

superiore

Barazimi mes Partizanit dhe Egnatias ka bërë që në luftën për kreun, të kuqtë të jenë ende të parët, me dy pikë diferencë ndaj rrogozhinasve, por tashmë edhe me Dinamon që i është afruar rrezikshëm. Blutë dhe Elbasani janë të vetmet skuadra që kanë marrë pikët e plota në këtë javë, pasi tre ndeshjet e tjera janë mbyllur me barazim.

Në barazim ishte edhe ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës, pa ndryshuar situatën e skuadrave në fundin e tabelës së klasifikimit, ku është krijuar një grup ekipesh situata e të cilave mund të ndryshojë nga java në javë.

asdsadsaasdadsadsadsads

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"